Një aksident i rëndë ajror është regjistruar këtë të martë në Turqi, ku pesë ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak gjatë një fluturimi stërvitor në provincën e Eskişehirit.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila konfirmoi se helikopteri i tipit AS-532, në pronësi të Forcave Ajrore Turke, ishte ngritur nga Eskişehiri për qëllime stërvitore, por është rrëzuar pak kohë pas nisjes.
Deri më tani nuk është bërë e ditur shkaku i rrëzimit, ndërsa pritet që autoritetet turke të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas, duke shkaktuar vdekjen e katër pjesëtarëve të ekuipazhit.








Komente
Komento