Ministria e Brendshme e Gazës bëri të ditur të martën se gjeneral brigade Naim Mohammed Abu Nahl, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme, u vra në një sulm ajror izraelit në perëndim të qytetit të Gazës.
“Abu Nahl, 50 vjeç, ra dëshmor në një operacion për eliminimin e tij, të kryer nga avionët e pushtimit izraelit në perëndim të qytetit të Gazës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë, shkruan AA.
Më herët, një burim mjekësor i tha Anadolu se një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me dron izraelit, i cili shënjestroi një grup civilësh pranë sheshit Haidar, në perëndim të qytetit të Gazës.
Ndërkohë, ushtria izraelite pretendoi se sulmi kishte në shënjestër atë që e përshkroi si një figurë të lartë të Hamasit në Gaza.
Më vonë, transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se objektivi ishte Abu Nahl.
Duke iu referuar burimeve izraelite, KAN tha se Abu Nahl kishte pasuar Moein al-Arbeid, i cili u arrestua nga ushtria izraelite dhe Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (Shin Bet) gjatë një operacioni special në shtator dhe vijon të mbahet në paraburgim në Izrael.