Kanë ardhur golat e parë të mbrëmjes në Champions League. Në “Red Bull Arena”, Leipzig po udhëheq 2-0 ndaj Lens, pas 10 minutave të para. Në minutën e 6-të, David Raum shënon nga goditja e dënimit, ku falë edhe devijimit të murit kundërshtar, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 9-të, Antonio Nusa dyfishoi shifrat, pas një gafë të rëndë të mbrojtjes së Lens.
Edhe në “Emirates” është zhbllokuar supersfida mes Arsenalit dhe Borussia Dortmund. Londinezët gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Viktor Gyokeres. Suedezi shënoi një gol tejet të bukur me një goditje fantastike nga distanca.
Në Rotterdam, Porto kaloi në avantazh 0-1 në transfertën ndaj Feyenoord, falë golit të shpejtë të Victor Froholdt, që në minutën e 2-të. Në sfidat e tjera mungon ende goli.







