Thirrjen për bashkim e përsëriti kreu i PD-së Berisha ndaj partive të vogla.
Në takimin e Durrësit, kryedemokrati tha se përballë narkoshtetit nuk ka asnjë mundësi tjetër veç bashkimit kundër së keqes.
“Ftoj nga Durrësi të gjithë shqiptarët, ftoj të gjitha forcat politike opozitare që ndjehen opozitare, të krijojmë një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen e fundit këtij regjimi çnjerëzor anti-shqiptar. Për të hapur rrugët e shpresës, për të hapur mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin më të mirët e më të mirëve që besojnë. U rrit vetëm Partia Demokratike gjatë këtyre gjashtë muajve. Sepse mbajti qëndrimet më të ndershme, sepse që në fillim deklaroi: armiku i armikut tim është aleati im në luftë kundër të keqes. Një parim i përdorur nga romakët që nga lashtësia romake e gjer sot para rreziqeve ekzistencialë. Ripërtëritjen ta konceptojmë si detyrim madhor për secilin prej nesh, për të shtrirë dorën dhe të bëjmë gjithçka për frontin më të gjerë e më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria kundër këtij rreziku madhor ekzistencial dhe ju garantoj se do fitojmë”, tha Berisha.