Një vajzë e mitur 13-vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra, është abuzuar seksualisht. Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, kur ajo ishte larguar dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Denoncimin e ka bërë në polici e ëma, pasi i ati i vajzës ndodhet në burg. Menjëherë, forcat e Policisë së Shkodrës, por edhe të drejtorive të tjera vendore, nisën kërkimet për 13-vjeçaren, së bashku me Prokurorinë. Gjatë hetimeve të seksionit kundër trafiqeve, të drejtuara nga shefi i këtij sektori në Policinë e Shkodrës, Jordan Istrefi, dhe vëzhgimit të lëvizjeve e kamerave të sigurisë, 13-vjeçarja ka qenë në disa qytete të ndryshme të vendit, ku është abuzuar seksualisht.