Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar Raporti për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2025.
Para anëtarëve të këtij komisioni ka raportuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila ka prezantuar të arriturat, aktivitetet e realizuara dhe objektivat e ministrisë.
Të lidhura
None found
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur përmes një postimi se mbrojtja e mjedisit, përmirësimi i cilësisë së ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe ruajtja e burimeve natyrore vazhdojnë të jenë prioritete të rëndësishme.
Ajo ka nënvizuar nevojën që puna në këto fusha të vazhdojë me përkushtim dhe përgjegjësi.








