Përjashtimi i Spiropalit, Hitaj: Vetëm deputetë të rinj votuan pro, të vjetrit të shokuar

24 Nëntor 2026 | 21:37

Gazetari Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Now” përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke parashtruar disa pikëpyetje mbi mënyrën se si u mor ky vendim.

Hitaj shpjegon se në votimin për përjashtimin kanë ngritur dorën vetëm 10-15 deputetë të rinj, ndërsa deputetët me më shumë përvojë nuk kanë votuar pro.

“Ne nuk duhet ta marrim vesh asnjëherë të vërtetën 100% se çfarë ka ndodhur me dyer të mbyllura sepse Partia Socialiste herë pas here por dhe partitë e tjera, zgjedh që të dali e para ose të shpërndajë informacione që asaj i interesojnë. Unë kam informacione që kur ka qenë pjesa e votimit, dorën e ka ngritur vetëm 10 ose 15 deputetë të rinj. Pra deputetët me eksperiencë nuk e kanë ngritur asnjëri dorën, kanë qenë të shokuar.

Kam folur me tre veta, tre deputetë dhe më kanë thënë. Kjo është dhe arsyeja si zgjidhen deputetë të rinj pa të shkuar politike, pa kaluar në forumet e PS-së, pa qenë socialist. Kjo është arsyeja sepse ditën e sotme dora është ngritur nga 10 ose 15 deputetë të rinj dhe nuk ka patur fare as diskutime, nuk është lejuar as që të japi një variantin e saj zonjës Spiropali”, tha Hitaj.

Sipas tij, përjashtimi nuk ishte një vendim i vetë strukturave të PS-së, por një veprim i drejtpërdrejtë i Edi Ramës.

“Në thelb nuk është një përjashtim që është bërë Spiropalit nga Partia Socialiste. Është një përjashtim që është bërë nga Edi Rama. Sepse që t’i bëhej nga partia duhet të mblidheshin forumet, të diskutojnë dhe mbi të gjitha të jepj një arsye e vërtetë. Deri më sot që ne flasim nuk ka një arsye, është thjesht një mllef i Edi Ramës. Unë e quaj një frikë për atë që do vijnë më pas. Po është një frikë politike për lëvizjet që kanë filluar në Partinë Socialiste”, tha Arbër Hitaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes

Burgim të përjetshëm ka marrë 41-vjeçari Pandeli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, në Volos të Greqisë. Vendimi është...
20:05 | 24/11/2026

“Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para demokratëve në Durrës. Berisha ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve,...
19:41 | 24/11/2026

Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa

Dy persona, 46 dhe 49 vjeç, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur....
18:54 | 24/11/2026