Paradoksi i ndërtimit në Tiranë/ Kërkesa për apartamente në rënie, çmimi rritet. Marifeti i shitjeve në lek, në vend të euros
Rënia historike e euros, e cila për herë të parë ka zbritur nën 90 lekë, po ndryshon mënyrën e tregtimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Pas 23 vitesh, apartamentet po shiten gjithnjë e më shumë nё monedhën vendase.
Sipas agjentëve imobiliarë, kjo tendencë është përhapur n të gjithë vendin dhe prek si apartamentet n ndërtim, ashtu edhe pronat e përfunduara dhe ato që rishiten.
Kreu i shoqatës NAREA, Dritan Caka, thotë se kalimi në lekë është nxitur nga pasiguria e kursit të këmbimit dhe rreziku i humbjeve për zhvilluesit dhe pronarët.
Megjithatë, ndryshimi i monedhës nuk ka sjellë ulje të çmimeve. Përkundrazi, në disa raste ato janë rritur, ndërsa kërkesa për apartamente mbetet në stanjacion.
Vështirësi pritet të ketë edhe në tregun e pronave luksoze, përfshirë kullat në Tiranë, vilat dhe apartamentet në bregdet.
Në kryeqytet, çmimet në kullat rezidenciale kalojnë 6 mijë euro për metër katror, duke rikthyer shqetësimet për mbivlerësimin e tregut dhe rrezikun e krijimit të një flluske imobiliare.
©️Shqip.com