Pas miratimit të aktit normativ të propozuar nga kryeministri Edi Rama për masat ndaj personave që përfshihen në protesta të dhunshme, kanë nisur të raportohen rastet e para të pengesave në procedurat e daljes nga vendi. Pedagogu Ermal Hasimja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Eda Grimci, kanë denoncuar raste ku qytetarë janë veçuar gjatë kontrolleve në kufi ose u është refuzuar largimi nga Shqipëria.