Jensen Huang e hodhi poshtë idenë se Donald Trump e orkestroi rikthimin e tij, duke thënë se vendimi u mor në mënyrë të pavarur nga bordi i drejtorëve.
Gjatë një takimi me punonjësit këtë mëngjes, ai gjithashtu mohoi se rikthimi i tij ishte për shkak se ishte një "vëlla i teknologjisë", një nga figurat e mëdha të industrisë.
"Kam bërë gabime të tmerrshme ", shtoi ai, duke shtuar se rikthimi i tij nuk nënkupton se ai është "mbi kodin e sjelljes".
CEO i Nvidia-s zbuloi para punonjësve se ai ka shkuar në terapi për një orë e gjysmë çdo ditë. CEO u kërkoi falje punonjësve të kompanisë dhe rrëfeu se takimi me stafin ishte një nga më të vështirat që i është dashur të përballojë ndonjëherë, duke shtuar megjithatë se biseda më e vështirë nga të gjitha ishte ajo me gruan e tij, shkruan Corriere della Sera.








Komente
Komento