Hetime për Spiropalin, bashkëshortin, vëllain dhe dy kunatat!/ Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin Spiropalin dhe familjarët e saj nëse provohet se kanë kryer vepra penale të rënda, për të cilat është depozituar kallëzim.

“Së pari, mendoj se modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama. Pavarësisht kësaj, fakti që po flet na shërben për të kuptuar si janë deofmuar partitë në vend.

Të lidhura

None found

SPAk ka çelur hetim penal, për vepra që përfshijnë Spiropalin dhe bashkëshortin e saj Salarjon Totaj dhe tre pjesëtarë të familjes, dy kunatat e saj dhe vëllain.

Hetim për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shkelje barazie në tendera. Ka partur kallëzim, ku janë pasqyruar të dhëna edhe nga Tatimet.

Ka edhe të dhëna të tjera të siguruara për disa tendera në Ujësjellës në Fier, kur drejtohej nga Salarjon Totaj.

Regjistrimi penal është bërë mbi bazën e veprave penale dhe ende nuk ka persona nën hetim. Por burime zyrtare kanë pohuar se po hetohet edhe roli i zonjës Spiropali. Konkretisht po kalon një kompani në emër të Salarjon Totaj, Sal shpk, që zotëron edhe restorant në zonën e ish bllokut, ku ka dyshime se ka patur ndarje dividenti në shuma të konsiderueshme, ka dyshime se biznesni nuk gjeneronte kaq të ardhura sa të bëheshin transaksione të tilla.

Kallëzimi është bërë në fund të muajit gusht, fillim të shtatorit. Pasi SPAK është bindur se ka vend për të hetuar rreth zonjës Spiropali, dyshimet janë se ajo është përfashirë. Prokurorët e kanë regjistruar procedimin penal. Një tjetër moment lidhet me Solomon Contruction, e themeluar nga vëllai i zonjës Spiropali, kjo kompani rezulton sipas verifikimeve, se ka fituar tendera pranë Ujësjellës-Kanalizimeve, kur institucioni drejtohetj nga bashkëshorti i Spiropalit.

Po shihen jo vetëm dyshimet për shkelje në tendera, por edhe konflikti i interesit.

Hetimet mund të tregojnë dhe të nxjerrin në pah është apo jo e implikuar Spiropali. Ne po diskutojmë për shkak të përplasjeve, prokurorët kanë sekuestruar një mori dokumentash, që kanë të bëjnë me bizneset e bashkëshortit, vëllait dhe kunatave të Spiropalit”, deklaroi Lala.


Shtuar më 24.11.2026 22:06

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişbahis sitelerijojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetvdcasino girişmarsbahisGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişblack jack insurance