Serbia pritet të përballet me një tjetër sinjal negativ në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, pasi Beogradi mund të refuzojë harmonizimin me deklaratën përfundimtare të samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 25 nëntor në Bruksel. Sipas burimeve diplomatike të cituara nga mediat në Kosovë, Serbia me shumë gjasë nuk do të mbështesë dokumentin përfundimtar, ndërsa si arsye kryesore përmendet mungesa e përfaqësuesit të saj në këtë takim. Informacioni është bërë i ditur nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët janë të përfshirë në përgatitjet për samitin.