• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

by A. Q
24/11/2026 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 140 avionë, mes tyre fluturime të British Airways, Ryanair dhe EasyJet, kanë humbur sinjalin e tyre të GPS për shkak të ndërhyrjeve elektronike nga një anije luftarake ruse që lundronte në Detin e Veriut, pranë brigjeve Britanike sipas asaj raporton the Telegraph.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 9 nëntor, kur avionët humbën sinjalin e navigimit satelitor, në disa raste për rreth 20 minuta.

Sipas raportimeve, burimi i ndërhyrjes u lokalizua rreth 305 kilometra larg bregdetit anglez, ku ndodhej një anije luftarake ruse që shoqëronte tre anije transporti, të cilat dyshohet se lidhen me transportin e ngarkesave ushtarake.

Mes fluturimeve të prekura raportohet të ketë qenë një avion i British Airways që udhëtonte nga Londra drejt Stokholmit, një fluturim i Ryanair nga Edinburgu drejt Romës dhe një avion i EasyJet nga Mançesteri drejt Egjiptit.

Ndërhyrja në GPS realizohet përmes sinjaleve radioelektrike që mbingarkojnë sistemin e navigimit, duke penguar përcaktimin e saktë të pozicionit dhe kohës se fluturimit . Ekspertët e luftës elektronike paralajmërojnë se, nëse konfirmohet përgjegjësia ruse, incidenti do të përbënte një përshkallëzim të aktiviteteve të tilla, të cilat janë shtuar vitet e fundit në hapësirën ajrore europiane.

Sipas një grupi të inteligjencës së aviacionit, rreth 40 avionë u prekën gjatë fluturimit në hapësirën ajrore britanike ose pranë saj, ndërsa pjesa tjetër e incidenteve u raportua në zona të tjera. Ish-zyrtarë të inteligjencës detare britanike dhe ekspertë të navigimit vlerësojnë se ndërhyrja ka të ngjarë të jetë kryer nga një platformë ushtarake dhe jo nga anijet tregtare, por përgjegjësia e Rusisë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet britanike deklaruan se nuk komentojnë mbi çështje që lidhen me sigurinë operacionale apo informacionet e inteligjencës, ndërsa kompanitë ajrore nuk dhanë detaje për incidentin.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

EMRI/ Nga Saranda në Greqi për të vrarë ekzekutuar anëtarin e mafias greke “Papagalli”, zbardhet atentati! Detajet e dosjes hetimore

November 24, 2026
“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

“Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA”- Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, Nufi: Do marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore

November 24, 2026
Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

November 24, 2026
Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

Microsoft shpall “Kod të Kuq” pas ndërprerjes globale, miliona përdorues mbetën pa Outlook dhe Teams!

November 24, 2026
Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane!

November 24, 2026
Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

Nga erdhën dronët në protestën e dhunshme të 17 tetorit? Nufi mbi tentativën për sulm ndaj Kryeministrisë: U komanduan nga…

November 24, 2026
“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

“Kronikë e paralajmëruar”- Vangjeli: Elisa është shembulli që Rama po kërkon të bëjë para zgjedhjeve!

November 24, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

Sulmi kibernetik i Iranit më 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë? Nufi: Nga kontrollet rezultoi se…

November 24, 2026
Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

Jensen Huang kërkon falje para punonjësve të Nvidia-s: Bëra gabime të tmerrshme, jam në terapi!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In