Bylykbashi njofton largimin si drejtues politik: Do luftojmë… për fitoren e PD-së

22:33, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë Foltores së Ripërtëritjes në Durrës, në prani edhe të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, deklaroi se largimi nga një funksion drejtues nuk do të thotë tërheqje nga beteja politike.

Ai bëri të ditur se rreth një javë më parë i kishte dorëzuar kryetarit të partisë detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit, duke e cilësuar këtë si një hap në funksion të ripërtëritjes dhe fuqizimit të strukturave demokrate.

Bylykbashi theksoi se beteja politike për fitoren nuk varet nga funksionet që mbajnë individët, por nga angazhimi i secilit demokrat.

Ai solli në vëmendje vargjet: “Kush largohet nga beteja është tradhtar”, duke nënvizuar se çdo demokrat, pavarësisht nëse merr apo lë një detyrë, duhet të vijojë të luftojë si një ushtar i thjeshtë për fitoren e PD-së, opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

Bylykbashi: Shansi dhe mundësia jonë, por njëkohësisht edhe detyra jonë, është të organizohemi për të shkuar drejt fitores.

Me këtë fjalë dëshiroj t'ju falënderoj të gjithëve. Gjithashtu, dua t'ju bëj me dije se kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit. Rreth një javë më parë ia kam dorëzuar këtë detyrë kryetarit të partisë, sepse mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund ta çojmë përpara ripërtëritjen dhe shumëfishimin e forcave tona.

Marrim një detyrë, e çojmë përpara dhe më pas vjen dikush tjetër për ta vazhduar. I uroj kujtdo që do ta marrë këtë detyrë ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara.

Ashtu siç thotë edhe himni ynë: ‘Kush largohet nga beteja është tradhtar’. Kështu që, kushdo nga ne, pavarësisht nëse merr apo lë një detyrë, është aty për të luftuar si një ushtar i thjeshtë për nderin dhe suksesin e Partisë Demokratike, të opozitës, të qytetarisë durrsake dhe të të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco