Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është duke hartuar politika të reja për forcimin e ekonomisë kreative, me qëllim që ky sektor të japë një ndihmesë më të madhe në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin.
Ajo i shprehu këto qëndrime përmes një postimi pas pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026, e cila u mbajt në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.
Të lidhura
None found
Gjatë konferencës u diskutuan mundësitë që ofron ekonomia kreative dhe potenciali i Ballkanit Perëndimor për zhvillimin e këtij sektori. Në program ishte përfshirë edhe një panel kushtuar rajonit, i cili mblodhi profesionistë dhe përfaqësues të industrive kreative nga vende të ndryshme.
Në kuadër të vizitës, Bogujevci zhvilloi gjithashtu një takim me John Newbigin, i cili, nëpërmjet British Council, ka kontribuar në hartimin e Strategjisë së Ekonomisë Kreative të Kosovës 2027–2035.
Sipas saj, në këtë takim u bisedua për zbatimin e strategjisë, hapat e ardhshëm dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Strategjia 2027–2035 synon krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e krijuesve dhe bizneseve kreative, si dhe promovimin e potencialit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.






