Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, është shprehur se ka një udhëzim nga Drejtoria e Burgjeve që shtrimet në spitalet private nuk i lejon për ato shërbime që mund të kryhen në spitale publike.

Komentet Basha i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku u diskutua mbi kërkesën e Erion Veliajt për t’u operuar në një spital privat në Tiranë, kërkesë e cila është kundërshtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka thënë se kryebashkiaku duhet të operohet në Spitalin Memorial Fier.

“Pas arratisjes së një të burgosuri në spitalin e Durrësit, por edhe për shkak të kapaciteteve që ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sepse kapacitetet janë të limituara, ka dalë një udhëzim i cili lejon vizitat në spitalet private, por shtrimet në spitalet private nuk i lejon për ato shërbime që kryhen në spitale publike. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është në pamundësi të kapaciteteve për të përballuar fluksin që mund të kenë të burgosurit për të kryer vizita dhe shtrime në spitalet private. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një person që kërkon elementë shtesë. Ministria e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse marrin përsipër që të krijojnë rregullore të caktuara”, tha mes të tjerash Basha.


Lajmi kryesor:

Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun