“E mori nga Mjaft dhe e implementoi në PS pa garë”/ Hoxha: Fajin për Spiropalin e ka vetëm Rama, sot po e faktorizojnë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për përjashtimin e Spiropalit nga PS dhe reagimet e saj ndaj Ramës dhe partisë.

Hoxha tha se Elisa është produkt i Ramës dhe se është “implementuar” në PS pa garë. Ai shtoi se Spiropali nuk ka ndonjë fuqi dhe se duke e sulmuar po e faktorizojnë.

Të lidhura

None found

Biseda në studio:

Hoxha: Elisën e ka marrë Rama nga “Maft”, nuk janë mbledhur ndonjëherë forumet dhe të bëhet garë. E ka marrë Rama posaçërisht, pa pyetur askënd. Tek pull e ka fajin Rama. I vetmi njeri që e ka ngjitur këtë, duke shmangur të gjithë statutin është Rama.

Demalia: Kush parti vepron me statut këtu?

Hoxha: Zonja dilte dhe u promovua se shpaloste ndonjë program? Thoshte Edi Rama, Skënderbeu. E nxirrte Edi Rama. Prit aty dhe mbaj shënim. Më ler ore të mbaroj.

Demalia: Këto dihen, thoni ndonjë gjë të re.

Hoxha: Kjo zonja është këtu, nuk e ka sjellë gara dhe as konkurenca e PS. E ka bërë Rama. Thoshte ky është Skënderbeu. Ka qenë drejtoreshë doganash kjo.

Demalia: Prandaj është mërzit tani.

Hoxha: Po unë e bëra? E ka bërë Edi Rama. Je në vete ti mor burrë? Ti mendon se kur ke ik ti në Amerikë u fik Shqipria. Kush e bëri, Luca?

Demalia: Po ç’ke me këta?

Hoxha: Kjo zonja, u mor nga jashtë dhe u implementua në trupin e PS nga Edi Rama. Shumë socialistë të tjerë, që mbase e meritonin të ishin aty, u nxorrën nga gara, të vendosej aty Spiropali. Njeriu që e ka promovuar dhe mbështetur është Rama. Kjo gjë tani, papritur kjo i kundërvihet Skënderbeut. Ajo nuk bën dot luftë me Ramën. Nuk ka as këllqe as mundësi, as projekt. Nuk bën dot ajo luftë me Ramën. E ka faktorizuar reagimi Ramës që më duket i palogjikshëm. Pse merresh? Çfarë dëmi të bën Elisa Spiropali? Cfarë mbështetje ka ajo? Duke e përjashtuar e faktorizon, sepse ajo nuk ka asgjë në dorë. Ajo është në delir, thotë nesër do ta merrni përgjigjen, sikur do takohet Trump me atë të Koresë Veriut. Këta që janë me Ramën, ta marrin me qetësi.

Demalia: Unë jam me Ramën?

Hoxha: Thashë këta. Po mundohemi në këtë moment të evidentojmë, që Rama po korr çfarë ka mbjellë. Mbolli Elisën dhe po korr Elisën. I mori nga “Mjaft”, i bëri G-99, pastaj i futi në parti dhe i bëri njerëzit më të fuqishëm.


Shtuar më 24.11.2026 22:51

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişvdcasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişbahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetvdcasino girişvdcasinoGrandpashabetjojobetjojobetjojobetblack jack insurance