VIDEO/ Reali përmbys PSV-në me 'manita', Mbappe realizon dygolèsh

VIDEO/ Reali përmbys PSV-në me 'manita', Mbappe realizon dygolèsh

21:35, 24/11/2026

Fitore e thellë 5-1 e Real Madridit ndaj PSV-së.

PSV Eindhoven ka befasuar Real Madridin në “Santiago Bernabeu”, duke kaluar në avantazh 0-1 në minutën e 32-të të takimit.

Golin për skuadrën holandeze e realizoi Ivan Perisic, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur Thibaut Courtois me një goditje të pakapshme në krahun e djathtë.

Real Madrid - PSV 0-1

Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it. Në minutën e 28-të, Sven Mijnans u rrëzua në zonën e madrilenëve pas një kontakti me kundërshtarin. Fillimisht, arbitri lejoi vazhdimin e lojës, por pas rishikimit të pamjeve vendosi të tregonte pikën e bardhë. Për këtë episod, Aurelien Tchouameni u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Real Madrid kishte pasur mundësinë të kalonte në avantazh që në minutën e 11-të, por goditja e Vinicius Junior nga kufijtë e zonës u ndal nga shtylla e djathtë.

Nga ana tjetër, PSV kishte paralajmëruar rrezikun që në minutën e katërt, kur Ruben van Bommel provoi nga distanca, por topi përfundoi ngushtë jashtë kuadratit.

Real Madridi ka përmbysur rezultatin ndaj kundërshtarit, duke kaluar në avantazh 2-1 në minutën e 60-të. Protagonisti është Jude Bellingham, i cili realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë nga jashtë zonës. Topi u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë.

Real Madrid - PSV  2-1

Më herët, në minutën e 50-të, Federico Valverde kishte barazuar shifrat në 1-1. Mesfushori uruguaian realizoi me një goditje fluturimthi brenda zonës, pas asistit të Arda Güler.

Real Madrid - PSV  1-1

Nuk ndalen 'Los Blancos' realizojnë golin e tretë me Kylian Mbappe.

Real Madrid - PSV 3-1

Real Madridi ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke e çuar rezultatin në 5-1.

Në minutën e 84-t, Kylian Mbappe realizoi golin e katërt, pas një pasimi të zgjuar të Brahim Diaz. Francezi doli i vetëm përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë me qetësi.

Real Madrid - PSV 4-1

 


Real Madrid [4-1] PSV - Mbappe 84'
by
u/SnooWalruses9338 in
soccer

 

Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 87-të, ishte radha e Vinicius Junior për të festuar. Braziliani gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, duke vulosur rezultatin e thellë 5-1 për madrilenët.

Real Madrid - PSV 5-1

 


Real Madrid [5]-1 PSV Eindhoven - Vinicius Junior 87'
by
u/xggq in
soccer

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco