Champions League/ Galatasaray mposht Aston Villën, fiton edhe Bodo/Glimt Arsenali dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar 1-1 në përballjen e vlefshme për raundin e pestë të fazës së ligës në UEFA Champions League. Një sfidë e luftuar në “Emirates Stadium”, ku të dyja skuadrat gjetën rrugën e rrjetës, por nuk arritën të siguronin fitoren.
Londinezët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të. Viktor Gyökeres ishte autori i golit të parë, pas një asistimi nga Noni Madueke. Sulmuesi suedez lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Gregor Kobel.
Borussia Dortmundi reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 55-të. Pas një aksioni të bukur të miqve, Maximilian Beier përfitoi nga hapësira në mbrojtjen e Arsenalit dhe me një goditje të saktë mposhti Kepa Arrizabalagën, duke vendosur rezultatin 1-1.
Në minutat e mbetura të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, ndërsa Dortmundi arriti të dërgonte topin në rrjetë me Jobe Bellingham, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në fund, Arsenali dhe Borussia Dortmundi u detyruan të kënaqen me nga një pikë, pas një përballjeje ku secila skuadër shënoi nga një herë.
Top Channel