“U gjetën 4 armë, 3 prej tyre me silenciator”, Lala: Ja si mund të ishte parandaluar atentati në Fier
Nga atentati i djeshëm në Fier humbën jetën dy persona, Selami Hasani ose “Sel Çami” që ishte edhe objektivi dhe nipi i tij Jakup Hasani
Hasmëri me Arben Isufin ose “Ben Qimja” është një nga pistat kryesore që po hetohet.
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus tha se Hasani ishte liruar nga burgu në 3 nëntor, ndërsa makina e përdorur nga autorët ishte vjedhur në Suedi 3 vite më parë.
Ajo shtoi se në makinën e djegur u gjetën 4 arëm, 3 prej të cilave me silenciator.
Sipas Lalës, ngjarja mund të parandalohej, nëse nga institucionet do ishin marrë masat për kontrolle dhe monitorime të zonës ku ai banonte, për shkak të hasmërisë që kishte.
“Sel Çami” vuajti dënimin me 25 vite burgim për vrasjen e nipit të “Ben Qimes” në vitin 2002.
“Selami Hasani ka qenë në ambientet e oborrit me nipin e tij. Selami Hasani u lirua nga burgu në 3 nëntor. Kishte bërë 25 vite burgim për vrasje. Sipas kamerave të sigurisë, në drejtim të tyre është afruar një volvo e vjedhur në Suedi 3 vite më parë. Ka pasur targa të falsifikuara. Selami Hasani dhe nipi kanë qenë duke biseduar dhe nuk mund të shmangeshin. Makina është gjetur e djegur dhe janë gjetur 4 armë, 3 prej të cilave me silenciatorë.
Është fiksuar edhe një automjet tjetër që ka ndihmuar autiorët. 4 persona kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Dyshimet e forta kanë të bëjën me pistën e hakmarrjes. Selami Hasani ka qenë kapobandë në 1994 kur u vra babai i “Ben Qimes”, por nuk u dënua për këtë gjë. ai u dënua për vrasjen në vitin 2002 për vrasjen e nipit të “Ben Qimes”.
Kjo ngjarje në këndvështrimin tim mund të ishte parandaluar. Sepse në momentin që u lirua, duhet të ishin marrë masat duke ditur hasmërinë që ka pasur. Nëse do kishte kontrolle të makinave që lëvizin, ndoshta nuk do ishim përballë kësaj ngjarje të rëndë”, tha Lala.




