João Félix ka dhuruar një moment magjik në Champions League të Azisë, duke realizuar një gol spektakolar me roveshatë në përballjen mes Al Nassr dhe Al Sadd.
Sulmuesi portugez shënoi në minutën e 52-të, duke përfituar nga një top brenda zonës dhe duke e dërguar atë në rrjetë me një goditje akrobatike të jashtëzakonshme. Me këtë realizim, Al Nassr kaloi në avantazh 2-1 ndaj skuadrës nga Katari.
Al Nassr [2]-1 Al-Sadd - Joao Felix great goal 52'
by
u/xggq in
soccer
Ndeshja, e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës në Champions League Elite të Azisë, kishte nisur mirë për skuadrën saudite, pasi Cristiano Ronaldo kishte zhbllokuar rezultatin që në minutën e 13-të.
Félix po kalon një moment shumë të mirë, pasi kishte shkëlqyer edhe në ndeshjen e kaluar të këtij kompeticioni, në fitoren 6-2 ndaj Pakhtakorit nga Uzbekistani, ku regjistroi dy gola dhe dy asistime.
Në moshën 27-vjeçare, portugezi vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Al Nassr, ndërsa realizimi i tij ndaj Al Sadd është pa dyshim një nga golat më spektakolarë të këtij edicioni të kompeticionit aziatik.
© SYRI.net
Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë
VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit
VIDEO/ Dortmundi i merr pikë Arsenalit në 'Emirates', 'perlës' së Gyokeres i kundërpërgigjet BeierBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: