I mbijetoi dy dozave të injeksionit vdekjeprurës, dy muaj më vonë ende nuk dihen dëmtimet që pësoi 50-vjeçarja Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka akorduar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, një prej dekoratave më të larta civile në SHBA.
Ceremonia u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, por pa praninë e gazetarëve, të cilët nuk ishin ftuar për të ndjekur nga afër momentin e dorëzimit të medaljes.
Ish-kryebashkiaku 82-vjeçar ndau disa fotografi nga ceremonia përmes një postimi në rrjetin social X, ku shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë.
“Jam shumë i nderuar. Të bëj gjënë e duhur për të tjerët ka qenë gjithmonë busulla ime”, shkroi Giuliani.
Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, vlerësoi kontributin e tij në jetën publike amerikane, duke e cilësuar Giulianin si një shërbëtor publik të përkushtuar, lidershipi i të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Nju Jork dhe në Shtetet e Bashkuara.
Rudy Giuliani u bë i njohur fillimisht për luftën kundër mafias në Nju Jork, gjatë karrierës së tij si prokuror. Më pas, si kryebashkiak i qytetit, ai mori vëmendje ndërkombëtare për mënyrën se si menaxhoi situatën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Megjithatë, vitet e fundit reputacioni i tij është dëmtuar ndjeshëm. Në vitin 2023, Giuliani u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj dy punonjësve zgjedhorë në Xhorxhia, të cilët i kishte akuzuar për përfshirje në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Giuliani ishte një prej figurave kryesore që udhëhoqën përpjekjet e Donald Trump për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, të fituara nga demokrati Joe Biden. Pas këtyre zhvillimeve, ai u përjashtua nga shoqatat e avokatëve në Nju Jork dhe Uashington.
Dhënia e medaljes nga Trump vjen në një kohë kur Giuliani vazhdon të jetë një figurë e debatueshme në politikën amerikane, për shkak të rolit të tij në përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Top Channel