Nuk ka fitues në ndeshjen e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve mes Manchester City dhe Napolit. Në Etihad Stadium, ndeshja mes tyre u mbyll me barazimin 2-2 me ekipet që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila

Manchester City e nisi ndeshjen menjëherë në sulm teksa pati një tentativë që në minutën e dytë me Elliot Anderson i cili u ndal nga Milinkovic. Në minutën e 22 tentoi Enzo Fernandez me një goditje dënimi por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja. Pak para fundit të pjesës së parë, ishte Napoli ai që rrezikoi të shënojë me Beukema, por Donnarumma bëri mrekullinë dhe e ndali gjuajtjen e tij dhe pjesa e parë u mbyll 0-0. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, me Napolin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 55 me golin e Hojlund. Manchester City u kundërpërgjigj 12 minuta më vonë me golin e shënuar nga Bouaddi. Por barazimi zgjati vetëm 9 minuta, pasi Noa Lang i dha avantazhin 2-1 Napolit. Por Citizens reaguan dhe në minutën e 88 barazuan shifrat në 2-2 me golin e Cherki. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës me Manchester City që shkon në 10 pikë, ndërsa Napoli shkon në 4 pikë

Como vijon me paraqitjet e shkëlqyera teksa arriti të fitojë një tjetër ndeshje këtë radhë ndaj AEK Athinë ku Strakosha ishte titullar. 1-0 ishte rezultati për skuadrën e Fabregas për të cilin shënoi Luis Milla, ndërkohë që Da Cunha kishte humbur një penallti. Fitore shënoi edhe Leipzig që mundi Lens 3-1, ndërsa Porto fitoi me Feyenoordin në Holandë 1-0.

Top Channel