Champions League/ Manchester City dhe Napoli ndajnë pikën mes tyre “Los Blancos” reagojnë fuqishëm në pjesën e dytë, përmbysin disavantazhin e krijuar nga Perisic dhe triumfojnë 5-1, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve dhe marrë përkohësisht kreun e fazës së ligës në Champions League.
Reali i Madridit vazhdon të tregojë forcën e tij në Champions League. Skuadra madrilene ka regjistruar një tjetër fitore bindëse, këtë herë ndaj PSV Eindhoven, duke triumfuar me rezultatin 5-1 në “Santiago Bernabeu”, pas një përmbysjeje spektakolare.
Pjesa e parë nuk foli për vendasit, të cilët e panë veten në disavantazh pas golit të Ivan Perisic. Sulmuesi kroat u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës holandeze dhe duke lënë Realin në vështirësi përpara pushimit.
Megjithatë, në pjesën e dytë madrilenët ndryshuan plotësisht fytyrë. Federico Valverde riktheu baraspeshën me golin e 1-1, ndërsa Jude Bellingham përmbysi rezultatin, duke kaluar Realin në avantazh.
Pas këtij momenti, skuadra spanjolle mori kontrollin e plotë të ndeshjes. Kylian Mbappe shënoi golin e tretë, përpara se të realizonte sërish për të vulosur tripletën e tij, ndërsa Vinicius Junior plotësoi festivalin e golave me realizimin e pestë.
Me këtë fitore 5-1, Reali i Madridit shkon në kuotën e 15 pikëve dhe merr përkohësisht kreun e klasifikimit të fazës së ligës në Champions League.
Top Channel