Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

24/11/2026
Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dëmtuar rëndë Durrësin përmes betonizimit të qytetit dhe dhënies së porteve personave që ai i cilësoi si të lidhur me trafikun e drogës.

Gjatë fjalës së toj në foltoren e Durrësit Berisha u ndal te porti i Durrësit dhe ai i peshkatarëve, duke theksuar se Rama ua ka kaluar këto porte personave me lidhje kriminale, përfshirë Luca dhe grupin e Troplinëve.

Ai përsëriti akuzën se Troplinët paguajnë 300 mijë euro në vit si taksë për drogën, ndërsa përmendi edhe të dhënat e autoriteteve italiane për Luca-n.

Berisha e cilësoi gjendjen demografike të vendit si një rrezik ekzistencial, ndërsa tha se Shqipëria ka rreth 2.3 milionë banorë dhe se lindshmëria ka rënë në nivelet e 100 viteve më parë.

Sponsorizuar

Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për largimin e qeverisë Rama dhe për çlirimin e votës së lirë, duke e cilësuar situatën si një moment kritik për vendin. m.k

NJOFTIM PËR MEDIA

DETAJET/ Pra, u ndala në këtë moment, çfarë i bëri Durrësit ai?
Ai e bëri Durrësin beton. Qytet më të bukur, plazh më të bukur se Durrësi nuk ka pasur Evropa. Absolutisht jo. Edhe 100 gara po të bëheshin, Durrësi dilte i pari.
Po si ia mori portin? Si kuçedër.
Porti, aorta jo vetëm e Durrësit, e kombit.
Porti në të cilin mijëra e mijëra, gjeneratë pas gjeneratë, durrsakë kishin të ardhurat e tyre, rrogat e tyre, punën e tyre.
Dhe del me një vendim, do ta marrë me Alabarin.
Asnjë pushtues nuk ia bëri Durrësit këtë. Asnjë pushtues.
Dhe vë portin në shërbim, thuhet që Troplinët i japin atij 300 mijë euro në vit taksë për drogën.
Porti i peshkatarit, kujt iu dorëzua? Lucës, i cili ua them unë këtu, gjatë qeverisjes sonë, dokumentet e autoriteteve italiane ishin më të zezat që mund të ishin.
Dhe thotë, më shkatërroi ai.
Të shkatërroi? Po sigurisht po qe se je i përzier në krim, do të ndiqesh gjer në fund.
Dhe ky zgjodhi dy trafikantë dhe ua dha edhe portin e peshkatarëve.
Pra, Durrësi pësoi aq sa nuk ka pësuar nga asnjë pushtues në historinë e tij.
Po kombi, çfarë pësoi?
Po flisja me një profesor shumë të nderuar. Elitë evropiane është ai, ka ardhur disa herë në Shqipëri. Dhe i shpjegova narkoshtetin dhe në fund e mbylla, i thashë tani i nderuar, ne sot lindshmërinë e kemi sa e kishim 100 vite më parë.
U shtang, atëherë tha ky është rrezik ekzistencial për ju.
Dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se ne jemi para një rreziku vërtet ekzistencial.
Dhe çdo ditë që kalon, ky vend dëmtohet edhe më shumë nga ky armik i qenies së shqiptarëve.
E përgëzoj gazetarin shqiptar nga Maqedonia që e pyeti, i tha, ti merresh me kryeministra, po shqiptarët pse nuk i do ti?
Po i urren shqiptarët ky.
I urren.
Miq, nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit.
Kurse sot shifra zyrtare është se në Shqipëri janë 2.3 milionë banorë. Janë më pak. U garantoj që janë shumë më pak.
Prandaj dhe ka rënë lindshmëria sa ç’ishte 100 vite më parë.
Çfarë duhet të bëjë ky që të presim ne?
A nuk është ky një kushtrim?
Unë nuk po ndalem tek vjedhja e tmerrshme, e pamëshirë e tij.
Por unë nuk ndalem tek ky moment që nuk na e ka krijuar asnjë luftë, asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë tërmet, asgjë prej gjeje përveç tij.
A nuk është ky një kushtrim që buron nga thellësitë më të mëdha të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarit atdhetar, të zemrës, të bashkohemi për të hequr këtë të keqe të madhe.
Të bashkohemi siç janë bashkuar kombet në momentet kritike për ekzistencën e tyre.
Siç janë bashkuar armiqtë në momentet kritike të ekzistencës së tyre.
Të bashkohemi në mënyrë që të çlirojmë votën e lirë të shqiptarëve.

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

24/11/2026
Oerd Bylykbashi dorëhiqet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës. Cila është arsyeja

Oerd Bylykbashi dorëhiqet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës. Cila është arsyeja

24/11/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Më 11 dhjetor seanca paraprake për Belinda Ballukun

24/11/2026
Protesta para bashkisë së Tiranës, Veliaj u fik dritat, protestuesit i ndezin fitilin

SPAK kërkon 1 vit e gjysëm burg për ish-deputetin Dogjani

24/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

Berisha: Rama e bëri Durrësin beton, portet ua dha trafikantëve Luca dhe Troplinëve

24/11/2026
Oerd Bylykbashi dorëhiqet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës. Cila është arsyeja

Oerd Bylykbashi dorëhiqet nga drejtimi politik i PD-së në Durrës. Cila është arsyeja

24/11/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Më 11 dhjetor seanca paraprake për Belinda Ballukun

24/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.233 artikuj gjithsej