Krijimi i strukturës së re publike “Durrës Parkim” dhe punësimet që parashikohen në të kanë shkaktuar debate ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Këshilltarët e opozitës kundërshtuan projektvendimin, duke i cilësuar 20 vendet e reja të punës si punësime me prapavijë elektorale, në prag të zgjedhjeve lokale të 9 majit. Struktura e re do të administrojë parkimin publik me pagesë në rrugët dhe sheshet e qytetit Në rendin e ditës kishte gjithashtu projektvendime që lidhen me procesin e rindërtimit, subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga projekti infrastrukturor Currila-Aleksandër Goga, si dhe ndihmën ekonomike. Pavarësisht kundërshtimeve dhe debateve gjatë mbledhjes, këshilltarët bashkuan votat dhe miratuan të gjitha projektvendimet e rendit të ditës.