Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë pasditen e së martës. Një helikopter ushtarak i Forcave Ajrore Turke u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Turqinë qendrore. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën të pesë ushtarakët që ndodheshin në bord. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria Turke e Mbrojtjes. Sipas deklaratës paraprake, mjeti fluturues ishte ngritur nga baza ajrore për të realizuar një mision rutinë stërvitor, por pësoi një aksident në ajër, duke rënë në një zonë rurale.