Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, fitoi deri në 15 milionë dollarë nga rikthimi i Jensen Huang në krye të gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia. Fitimi i Trump erdhi nga aksionet e tij në Nvidia, pasi çmimi i aksioneve të prodhuesit amerikan të çipave u rrit ndjeshëm me rikthimin e Huang si drejtor ekzekutiv. Huang, i cili bashkëthemeloi kompaninë në vitin 1993, u shkarkua nga bordi pas akuzave se kishte pasur lidhje jashtëmartesore, përfshirë njërën me një spiune të dyshuar kineze dhe dy të tjera me punonjëse të kompanisë. Por bordi i Nvidia-s e riktheu atë në detyrë pas një ndërhyrjeje nga presidenti amerikan. "Fola me ta, dhe i binda… e bëra marrëveshjen”, tha Trump të hënën.