Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”, i cili parashikon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si garantohet siguria e Evropës. Sipas këtij modeli, vendet evropiane do të duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të kufizojnë angazhimin e tyre ushtarak, duke ruajtur rolin kryesor në parandalimin bërthamor.