Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali me fitore bindëse, barazime në duelet tjera kryesore

Reali

Rrahmani e Napoli fitojnë një pikë ndaj Cityt

17 min. më parë / 24 nën 2026 22:58
Manchester City

Mbrojtësi Amir Rrahmani e ka kompletuar ndeshjen te Napoli që fitoi një pikë në udhëtimin e vështirë ndaj Manchester Cityt.

Ndeshja përfundoi baras 2:2, ndërsa i takoi xhiros së pestë të Championsit.

Katër golat u shënuan në pjesën e dytë.

Napoli kaloi i pari në epërsi me folin e Rasmus Hojlundin në minutën e 55-të. Më pas shifrat i barazoi Ayyoub Bouaddi në minutën e 67-të. Sërish Napoli doli ne epërsi 2:1 me golin e Noa Langut në minutën e 76-të, kurse Rayan Cherki shpëtoi vendësit nga disfata. Ai realizoi golin e barazimit 2:2.

City ka dhjetë pikë nga pesë ndeshje, kurse Napoli ka fituar katër pikë.

Reali fiton me përmbysje në “Santiago Bernabeu”

19 min. më parë / 24 nën 2026 22:57
Reali

Real Madridi ishte duke humbur në pjesën e parë 1:0 nga PSV Eindhoveni. Por Reali në pjesën e dytë realizoi pesë gola për fitoren e thellë 5:1 ndaj PSV-së të martën në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja Real – PSV u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ivan Perishiq nga penalltia e kaloi PSV-në në epërsi 1:0. 

Federico Valvedere barazoi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Jude Bellingham kaloi për herë të parë Realin në epërsi 2:1. 

Më pas skena ishte për superyllin francez, Kylian Mbappe. Mbappe për 3:1 e shënoi golin në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 84-t për 4:1.

Për 5:1 në minutën e 87-të realizoi gol Vinicius Junior.

Reali nga pesë ndeshje ka 15 pikë.

PSV-ja mbetet me katër pikë.

Betisi fitoi 2:0 ndaj Slovan Bratislavës, derisa Leipzigu ku deri në minutën e 64-t u paraqit Brajan Gruda, fitoi 3:1 ndaj Lensit.

Como e fitoi 1:0 përballjen me AEK-un, derisa Porto e mposhti Feyenoordin 1:0.

S’jep fitues derbi Arsenal - Dortmund

24 min. më parë / 24 nën 2026 22:52
S’jep fitues derbi Arsenal - Dortmund

Photo: Associated Press

Ka përfunduar baras ndeshja më interesante e xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Dortmundit.

Ndeshja Arsenal – Dortmund përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa u zhvillua të martën mbrëma në Londër. 

Viktor Gyokeres kaloi në epërsi Arsenalin me golin e realizuar në minutën e dhjetë.

Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Por gjermanët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 55-të nëpërmjet Maximilian Beier barazuan rezultatin në 1:1.

Me rezultatin 1:1 përfundoi edhe ndeshja e luajtur në “Emirates”.

Arsenali ka 11 pikë nga pesë ndeshje, kurse Dortmundi dhjetë pikë.

Reali përmbys rezultatin

56 min. më parë / 24 nën 2026 22:20
Jude Bellingham

Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj PSV-së dhe e ka kompletuar përmbysjen 2:1.

Jude Bellingham shënoi në minutën e 60-të.

VIDEO:

Dortmundi shënon në “Emirates”

1 o. më parë / 24 nën 2026 22:12
Maximilian Beier

Borussia Dortmundi e ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit në 1:1.

Maximilian Beier realizoi në minutën e 55-të.

VIDEO:

Reali barazon rezultatin

1 o. më parë / 24 nën 2026 22:10
Federico Valverde

Real Madridi e ka barazuar 1:1 rezultatin ndaj PSV-së.

Shënoi Federico Valverde në minutën e 50-të. 

VIDEO:

Mbyllen pjesët e para, Arsenali në epërsi, Reali po befasohet nga PSV-ja

1 o. më parë / 24 nën 2026 21:49
Ivan Perishiq

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Arsenali është duke fituar 1:0 ndaj Borussia Dortmundit në Londër.

Për kampionin e Anglisë golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Viktor Gyokeresit.

Sulmuesi i Arsenalit e shënoi supergolin në minutën e 10-të.

Ndërkohë, në Madrid, Reali është duke u befasuar nga PSV Eindhoveni.

Skuadra holandeze e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Realit me golin e realizuar në minutën e 32-të të kroatit Ivan Perishiqit nga penalltia.

Leipzigu është duke fituar 2:0 kundër Lensit, ndërsa Betisi kundër Slovan Bratislavas.

Porto e mbylli 1:0 pjesën e parë ndaj Feyenoordit, ndërsa pjesët e para të ndeshjeve Como – AEK, Manchester City – Napoli nuk është shënuar asnjë gol.

Arsenali kalon në epërsi me supergolin e Gyokeresit

2 o. më parë / 24 nën 2026 21:12
Viktor Gyokeres

Arsenali ka kaluar në epërsi me golin e Viktor Gyokeresit.

Sulmuesi i Arsenalit e shënoi supergolin në minutën e 10-të.

Goli:

Ndeshja Arsenal – Dortmund po luhet në Londër dhe i takon xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Fitore e madhe e Galatasarayt në Stamboll

2 o. më parë / 24 nën 2026 20:41
Galatasaray

Galatasaray ka shënuar fitore të madhe të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti turk e mposhti me rezultat 1:0 skuadrën angleze, Aston Villa.

Golin e fitores e shënoi Deniz Gul në minutën e 77-të. 

Ishte fitorja e tretë rresht e Galatasarayt në Champions.

Ndeshja Galatasaray – Aston Villa i takoi xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Dueli u zhvillua në Stamboll.

Galatasaray e Aston Villa kanë nga nëntë pikë.

Bodo/Glimt fiton me gol të minutave shtesë

2 o. më parë / 24 nën 2026 20:41
Bodo/Glimt

Skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt, e ka fituar ndeshjen ndaj LASK-ut austriak me gol të minutave shtesë.

Fitoren norvegjezëve ia siguroi Andreas Helmersen.

Ai e realizoi golin e fitores në minutën e 92-të.

Bodo/Glimt ka shtatë pikë, kurse LASK-u mbetet me gjashtë pikë.

Dalin formacionet e ndeshjeve Arsenal – Dortmund, City - Napoli

3 o. më parë / 24 nën 2026 19:58
Arsenal

Lideri i Premier Leagues, Arsenali dhe liderja e Bundesligës, Borussia Dortmund, do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nis në orën 21:00 në Londër, ndërsa tashmë dihen lojtarët që do të paraqiten nga fillimi për ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

No description available.

Ndërkohë, Amir Rrahmani starton te Napoli në ndeshjen kundër Manchester Cityt, derisa Brajan Gruda te Leipzigu për ndeshjen kundër Lensit.

No description available.
No description available.