Nesër, në emisionin e mëngjesit “SOT” me Fatjona Rudin në KTV, do të flitet për kampanjën “Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, që synon gjetjen e familjeve strehuese për fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe një ambient të sigurt familjar.
Në studio do të jenë Besnik Peci, udhëheqës i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, dhe Afërdita Dema, koordinatore e familjeve strehuese. Ata do të flasin për rëndësinë e familjeve strehuese, kush mund të bëhet pjesë e procesit, si funksionon strehimi dhe çfarë mbështetjeje u ofrohet familjeve që marrin këtë përgjegjësi.
Na ndiqni nesër në KTV, nga ora 08:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Rasti Azemi dhe thirrjet humanitare: Si ta verifikojmë një thirrje për ndihmë para se të dhurojmë?
-
Hartim Gashi nesër në emisionin e mëngjesit “Sot” për “Food Sector Forum 2026”
-
Vrasja individuale – përgjegjësia kolektive/ sonte në Konfront
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
Skeja: Nuk funksionon sistemi social për mbrojtjen e fëmijëve