“Kemi një problem të qartë në mbrojtje dhe duhet ta zgjidhim; po i lejojmë kundërshtarët të krijojnë shumë raste. Për pjesën tjetër jam mjaft i qetë. Është gjithmonë e vështirë ta sulmosh një skuadër që mbrohet me bllok të ulët, siç bëri Napoli sonte, por ne krijuam disa mundësi për të shënuar”, – deklaroi trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në Champions.
“Përveç mangësive në momentet kur pësuam golat, bëmë mirë. Ushtruam presionin siç duhet, por problemi është se kundërshtarit i mjafton rasti i parë për të shënuar.
E prisnim Napolin si në ndeshjet kundër Lazios dhe Torinos, me 8 lojtarë në mesfushë. Prandaj mendova ta vendosja Cherki në krah, që të merrte topin, por nuk arritëm të krijonim shumë. Ky ishte mendimi pas zgjedhjeve taktike. Bouaddi mund ta luajë rolin e organizatorit të lojës. Ideja ishte të sulmonim me 6 lojtarë, ndaj e aktivizova së bashku me Anderson”, – shpjegoi Maresca.







