Dyfishohen akuzat ndaj babait të Meghan Markle, Thomas rrezikon deri në 40 vjet burg

25 Nëntor 2026 | 08:11

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, Dukeshës së Sussex-it, përballet me dy akuza për posedim të materialeve të abuzimit seksual të të miturve, pas ngritjes zyrtare të akuzave nga një trupë jurie në Kaliforni.

82-vjeçari, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim në Florida, në rast dënimi, rrezikon një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg për secilën nga dy akuzat.

Sipas aktakuzës, Markle dyshohet se ka pasur me vetëdije në posedim të tij negativë fotografikë që përmbanin materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

Me këtë zhvillim, numri i akuzave ndaj 82-vjeçarit është dyfishuar, pasi në fillim të nëntorit FBI-ja e kishte akuzuar për një vepër të tillë, që lidhej me posedimin e materialeve të paligjshme.

Markle pritet të paraqitet para gjykatës gjatë javëve të ardhshme, për t’u njohur zyrtarisht me aktakuzën dhe për të deklaruar nëse i pranon apo i mohon akuzat.

Ai i mohon të gjitha akuzat që i janë ngritur.

Babai i Dukeshës së Sussex-it u arrestua më 6 nëntor nga agjentët e FBI-së, pas sekuestrimit të një sasie të madhe materialesh nga dy ambiente magazinimi në Los Anxhelos, të cilat ai i kishte marrë me qira për gati dy dekada.

Hetimi ndaj tij nisi në tetor, kur djali i tij, Thomas Markle Jr., bëri një denoncim si në policinë e Filipineve, ashtu edhe në FBI.

Sipas denoncimit, djali i 82-vjeçarit dyshohet se kishte gjetur imazhe të paligjshme mes sendeve personale të të atit, në qytetin Cebu të Filipineve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, duke sugjeruar që çdo operacion i ri...
07:47 | 25/11/2026

Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës

Japonia synon të bëhet një fuqi globale e inteligjencës artificiale “e renditur vetëm pas SHBA-së dhe Kinës”, raportoi të mërkurën Kyodo News, duke cituar një...
07:41 | 25/11/2026

Kina nis misionin hapësinor me tre anëtarë, mes tyre edhe astronauti i parë nga Pakistani

Kina nisi të mërkurën misionin e saj hapësinor me tre anëtarë të ekuipazhit Shenzhou-24, i cili transportonte pilotin luftarak pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, i cili...
07:37 | 25/11/2026