Reshje shiu dhe shtrëngata në veri, dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti sot në vend Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vënë në pah organizimin në Tiranë të Konferencës së Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se kryeqyteti jonë do të mbledhë mbi 600 investitorë nga Europa dhe rajoni, si dhe figura të njohura të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur.
“MIRËMËNGJES dhe me Tiranën, e cila mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ku mblidhen mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni, si edhe disa figura të shquara të politikës europiane dhe ekonomistë të mirënjohur po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Edicioni i dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum) në Pallatin e Kongreseve, do të mbahet sot dhe nesër ku pritet të diskutohen mundësitë e financimit të bizneseve të rajonit dhe integrimi i tyre në tregun europian.
Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet partnerëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të promovojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion tërheqës dhe konkurrues për investime.
Top Channel