Zelensky i përgjigjet propozimit të Lukashenkos për ta shoqëruar në Moskë për bisedimet: Çfarë jam unë, një valixhe?

25 Nëntor 2026 | 08:18

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu përgjigj propozimit të presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për ta shoqëruar atë në Moskë për negociata me Vladimir Putin, duke marrë përsipër personalisht garantimin e sigurisë së tij.

Zelensky e hodhi poshtë propozimin, duke theksuar se, për sa kohë që lufta vazhdon, një takim mes dy liderëve nuk mund të zhvillohet as në kryeqytetin rus dhe as në atë ukrainas.

“Propozon të më marrë me vete. Çfarë jam unë për të, një valixhe? Të më fusë në një avion dhe të fluturojmë? Kjo nuk është një bisedë serioze”, deklaroi ai.

Madje, presidenti ukrainas i propozoi me ironi Lukashenkos që të shoqëronte presidentin rus në Kiev, duke garantuar se edhe pala ukrainase mund të siguronte mbrojtjen e tyre.

“Ai mund ta marrë Putinin dhe të fluturojnë së bashku drejt Kievit. Edhe ne do t’ua garantojmë sigurinë këtu”, u shpreh ai.

“Jemi në luftë. Nuk mund të takohemi në Moskë apo në Kiev. Të gjithë e kuptojmë shumë mirë këtë. Kur dikush thotë diçka të tillë, thjesht nuk bëhet fjalë për një bisedë serioze. Ky person nuk na afron drejt përfundimit të luftës”, shtoi Zelensky.

Çfarë kishte propozuar Lukashenko?

Më herët gjatë ditës, presidenti bjellorus kishte shprehur gatishmërinë për ta shoqëruar personalisht Zelenskyn në Moskë, me qëllim zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Putinin, duke marrë përsipër rolin e garantuesit të sigurisë së liderit ukrainas.

“Ne të dy. Mund ta shoqëroja në Moskë si garantues i sigurisë së tij e kështu me radhë. Mund të hipja bashkë me të në një avion dhe të fluturonim drejt Moskës”, kishte deklaruar Lukashenko.

Reagimi i Zelenskyt tregon se çështja e vendit ku mund të zhvillohet një takim i mundshëm me Putinin mbetet një pikë mosmarrëveshjeje, ndërsa pala ukrainase vazhdon të kundërshtojë zhvillimin e bisedimeve në Moskë për sa kohë që vijojnë armiqësitë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyfishohen akuzat ndaj babait të Meghan Markle, Thomas rrezikon deri në 40 vjet burg

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, Dukeshës së Sussex-it, përballet me dy akuza për posedim të materialeve të abuzimit seksual të të miturve, pas ngritjes...
08:11 | 25/11/2026

Probleme me TikTok në SHBA dhe Britani, videot nuk u ngarkuan

TikTok përjetoi ndërprerje të konsiderueshme të martën në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, me mijëra përdorues që hasën probleme kur përpiqeshin të përdornin platformën e...
08:09 | 25/11/2026

Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, duke sugjeruar që çdo operacion i ri...
07:47 | 25/11/2026