E mërkurë, 25 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Kronikë

“Kë takoi Adriatik Kupi?”/ Klodiana Lala: Ish-drejtori i burgjeve në burgun e Reçit takim me një personazh nga bota e krimit

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka hyrë sot në burgun e Reçit në Shkodër për të takuar një personazh të botës së krimit.

Në llogarinë e saj në Facebook, Lala shkruan se ajo i është drejtuar me një kërkesë për informacion edhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodos.

Lala ka ngritur pyetje lidhur me këtë takim.

“Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka hyrë sot, sipas burimeve, në burgun e Reçit në Shkodër. Burimet thonë se ka takuar një personazh të botës së krimit. Ju drejtova Sadleva Bodos me kërkesë për informacion: Kush e dha lejen? Kë takoi Kupi? A është kjo vizitë në përputhje me ligjin? Nesër znj. Bodo do të kryejë një verifikim të rastit, me sa jam informuar. Mbetem në pritje të përgjigjes nga DPB! Sa shumë pyetje mbeten!”, shkruan Lala./CNA

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *