BIRN: Korrupsioni dhe shtrenjtimi i jetesës nxisin protestat ndaj qeverisë shqiptare

Prej disa muajsh, pakënaqësia ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama është shfaqur në rrugët e Tiranës përmes protestave, të cilat gjatë javëve të fundit janë përshkallëzuar edhe në incidente dhune. Në qendër të revoltës qytetare janë vendosur projektet turistike në zona të mbrojtura, kostoja e lartë e jetesës, problemet e arsimit të lartë, korrupsioni i përhapur dhe ndikimi i interesave të ngushta oligarkike mbi institucionet publike.

Një sondazh i ri rajonal tregon se perceptimi i korrupsionit në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, edhe pse Prokuroria e Posaçme ka shtuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Ekspertët vlerësojnë se pakënaqësia që ka nxjerrë mijëra qytetarë në protesta lidhet me përvojën e përditshme të shqiptarëve me shtetin dhe shërbimet publike.

Të lidhura

None found

Sipas sondazhit të opinionit publik “SecuriMeter 2026”, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC, 92.1 për qind e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se korrupsioni është mjaft ose shumë i përhapur. Një vit më parë, kjo shifër ishte 86.6 për qind, ndërsa niveli i regjistruar në Shqipëri rezulton më i larti në Ballkanin Perëndimor.

Ekonomisti Zef Preçi thotë se rritja e këtij perceptimi, në një periudhë kur SPAK-u ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, tregon si rezultatet e punës së organit të akuzës, ashtu edhe mangësitë e institucioneve që duhet të parandalojnë abuzimet.

“Hetimet e SPAK-ut kanë dokumentuar skema që më parë vetëm dyshoheshin, por qytetarët shohin edhe një sistem që nuk po i ndalon ato,” tha Preçi.

Juristi dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Gent Serjani, vlerëson se hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë kanë ndihmuar në rritjen e besimit te drejtësia. Megjithatë, ai thekson se ndjekja penale nuk mjafton për ta luftuar korrupsionin.

“Një institucion i vetëm e ka të pamundur të luftojë dhe të çrrënjosë një sjellje që politika e ka nxitur dhe kultivuar për 36 vite me radhë,” tha ai për BIRN.

Sipas Serjanit, rastet e ndjekura nga drejtësia e re kanë forcuar gradualisht bindjen se zyrtarët e korruptuar nuk janë të paprekshëm dhe se ligji vlen për të gjithë. Por, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar praktikat e konsoliduara brenda administratës publike.

Përballja me korrupsionin

SecuriMeter është një sondazh rajonal që publikohet për herë të parë në vitin 2021 dhe që shqyrton perceptimet dhe përvojat e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për sigurinë, korrupsionin, funksionimin e institucioneve, si edhe vështirësitë ekonomike e shoqërore.

Rezultatet e vitit 2026 tregojnë se ndjenja e sigurisë është rritur në rajon, por korrupsioni, kostoja e jetesës dhe migracioni vazhdojnë të renditen ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve.

“Siguria nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e njerëzve nga kërcënimet tradicionale,” tha Pavle Janković, kreu i departamentit politik në RCC, gjatë prezantimit të gjetjeve më 18 nëntor.

“Ajo lidhet gjithashtu me mundësinë e tyre për të përballuar një jetë me dinjitet, për t’u besuar institucioneve që kanë për detyrë t’i mbrojnë dhe për të parë një të ardhme për veten dhe familjet e tyre në këtë rajon,” shtoi ai.

Protestat në Shqipëri nisën në fund të majit, pas kundërshtimeve ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Projekti lidhej me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, investitorë nga Katari dhe grupin Kastrati.

Me kalimin e kohës, lëvizja u zgjerua dhe mori karakter më të gjerë, duke kundërshtuar korrupsionin dhe mungesën e llogaridhënies. Në tetor, protestat studentore kundër kostos së jetesës dhe kushteve në arsimin e lartë u shoqëruan me përplasje të forta dhe episode dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Të dhënat e SecuriMeter nuk dëshmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore mes korrupsionit dhe protestave, por pasqyrojnë klimën e pakënaqësisë shoqërore në të cilën ato u zhvilluan.

Në Shqipëri, 61 për qind e personave të pyetur thanë se ata ose një familjar i tyre kishin bërë një pagesë shtesë, kishin dhënë një dhuratë me vlerë ose kishin kryer një donacion në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares rajonale prej 27.4 për qind.

Raportime të larta janë shënuar edhe për kontaktet me policinë, me 24.6 për qind, dhe me gjykatat, me 24 për qind.

Sondazhi nuk i cilëson automatikisht të gjitha pagesat apo dhuratat si ryshfet. Megjithatë, shifrat tregojnë se praktika të tilla janë të përhapura, krijojnë shpenzime shtesë dhe ngrenë shqetësime për mundësinë e qytetarëve për të pasur akses të barabartë në shërbimet publike.

Preçi thotë se rezultatet tregojnë normalizimin e korrupsionit të vogël, i cili është kthyer në pjesë të marrëdhënies së përditshme të qytetarëve me institucionet.

“Shifra prej 61% në shëndetësi, kundrejt 27,4% në rajon, do të thotë se në Shqipëri pagesa joformale është pothuajse rregull dhe jo përjashtim”, tha ai, duke nënvizuar se “kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares rajonale.”

Sipas tij, kjo situatë shpjegohet nga financimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike, pagat e ulëta, largimi i personelit, procedurat e paqarta dhe mungesa e llogaridhënies. Preçi thekson se të dhënat janë veçanërisht domethënëse, sepse nuk pasqyrojnë vetëm opinionin e qytetarëve, por edhe përvojën e drejtpërdrejtë të tyre ose të familjarëve me nivelin, shtrirjen dhe natyrën e korrupsionit.

“Fakti që një në katër qytetarë raporton një përvojë të tillë me institucionet që duhet ta parandalojnë dhe ta ndëshkojnë korrupsionin dëmton besimin te drejtësia dhe ushqen rrethin vicioz të mosndëshkimit”, shtoi Preçi.

Serjani e lidh përhapjen e pagesave joformale në shëndetësi dhe në institucionet e sigurisë me varësinë e qytetarëve nga shërbimet nën kontrollin e shtetit.

“Këta janë sektorë që lidhen drejtpërdrejt me jetën dhe lirinë e qytetarëve. Për këtë arsye, shpesh qytetarët ndihen të detyruar të japin ryshfet për të ‘shpëtuar’ jetën e të afërmve të tyre apo për të garantuar sigurinë e tyre”, tha ai.

Juristi nuk e pranon shpjegimin se korrupsioni buron kryesisht nga kultura e shqiptarëve.

“Dhënia e ryshfetit nuk është çështje e një kulture të qytetarëve shqiptarë, [], por një sjellje e imponuar nga rrethanat, ku qytetari, për të marrë një shërbim shëndetësor apo për të garantuar sigurinë, detyrohet të paguajë”, tha Serjani.

“Në thelb, kjo situatë është pasojë e politikave të ndjekura dhe e mënyrës se si politika e ka trajtuar dhe vazhdon ta shohë qytetarin”, shtoi ai.

Praktikat e tilla në shërbimet publike krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes korrupsionit dhe kostos së jetesës, dy çështje që kanë qenë në qendër të protestave kundër qeverisë.

Pagesat informale shtojnë barrën mbi buxhetet familjare dhe mund ta kushtëzojnë marrjen e shërbimeve nga mundësitë financiare të qytetarëve. Kjo thellon pabarazinë në një vend ku shqetësimi për inflacionin dhe emigracionin mbetet i lartë.

Sipas SecuriMeter, rreth 97 për qind e shqiptarëve janë të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin, ndërsa rreth 95 për qind shprehen të shqetësuar për emigracionin dhe largimin e popullsisë.

Hetimet e SPAK-ut dhe përgjegjësia politike

Çështjet e hetuara nga SPAK-u ndaj ish-ministrave, zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve vendorë kanë rikthyer në debat publik mënyrën e përdorimit të fondeve publike dhe lidhjet e dyshuara mes politikës dhe interesave private.

Megjithëse prokurorët kanë goditur skema të dyshuara korrupsioni në nivelet e larta të administratës, rezultatet e SecuriMeter tregojnë se qytetarët nuk e perceptojnë fenomenin si më pak të përhapur.

Preçi e shpjegon këtë edhe me vonesat në disa dosje të SPAK-ut, përfshirë çështjet e inceneratorëve dhe koncesioneve të shëndetësisë. Ai nënvizon gjithashtu dobësinë e institucioneve të tjera, të cilat duhet të kontrollojnë administratën dhe të parandalojnë korrupsionin përpara se rastet të shndërrohen në çështje penale.

Sipas ekonomistit, agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e kontrollit vijojnë të jenë nën trysni politike dhe nuk po e kryejnë siç duhet rolin e tyre parandalues. Ai përmend rënien e referimeve nga institucionet e kontrollit dhe auditimit, si dhe shpreh shqetësim për vonesat në proceset që lidhen me inceneratorët dhe koncesionet e shëndetësisë.

Preçi kritikon edhe qëndrimin e mazhorancës ndaj hetimeve për zyrtarët e lartë. Sipas tij, mbrojtja politike e personave nën hetim dhe nismat që synojnë zbutjen e përgjegjësisë ligjore të funksionarëve publikë mund të ulin fuqinë parandaluese të drejtësisë.

“Këto sinjale duket se e kanë ‘trimëruar’ administratën të vijojë praktikat korruptive”, tha Preçi.

Një rritje e perceptimit të korrupsionit nuk do të thotë domosdoshmërisht se është shtuar edhe numri real i veprave korruptive. Megjithatë, ajo ngre pikëpyetje për aftësinë e institucioneve për të parandaluar abuzimet dhe jo vetëm për të ndëshkuar rastet individuale.

Serjani thotë se korrupsioni është kultivuar në Shqipëri gjatë disa dekadave dhe se përballja me të kërkon ndryshime në mënyrën se si veprojnë institucionet dhe shoqëria.

Ai kërkon që qytetarët të denoncojnë çdo rast kur u kërkohet ryshfet për të marrë shërbime që u garantohen me ligj.

“Korrupsioni, i cili është përhapur në çdo qelizë të shoqërisë dhe në institucionet shtetërore, nuk mund të luftohet nga një institucion i vetëm”, tha ai.


Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetGrandpashabetjojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel