Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndjekje si film aksion: Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë, grabitën vilat luksoze 10-minutëshe dhe u fshehën në male

timoni.al by timoni.al
November 25, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Ndjekje si film aksion: Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë, grabitën vilat luksoze 10-minutëshe dhe u fshehën në male
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas shqiptarë, të moshës 31–32 vjeç, u arrestuan në Spanjë nën dyshimin se ishin pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në vila dhe banesa luksoze në rajonin e Galicisë. Ata akuzohen për rreth 20 grabitje në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña. Arrestimet u realizuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Ziralla”, të drejtuar nga Njësia e Policisë Gjyqësore e Gardës Civile në Ourense.

Hetimet tregojnë se grupi vepronte në mënyrë të mirëorganizuar, duke përzgjedhur paraprakisht banesa dhe vila në zona të qeta rezidenciale dhe kryesisht duke grabitur gjatë natës. Sipas medias “La Región”, të dyshuarit mund të përfundonin një grabitje brenda vetëm dhjetë minutash dhe më pas largoheshin nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve, tre shqiptarët nuk ktheheshin në hotele, por shkonin në zona malore ku kishin ngritur një kamp me çadra për të kaluar natën dhe shmangur identifikimin.

Gjatë kontrolleve policore u zbulua vendqëndrimi i tyre në një zonë të vështirë për t’u arritur në provincën Pontevedra. Në kamp u gjetën pesë automjete që dyshohet se përdorej për grabitjet, mjetet e ndryshme, çekiçe të rënda, veshje të errëta, kapele dhe maska. U sekuestruan edhe disa targa automjetesh, të cilat dyshohet se ndërroheshin vazhdimisht. Hetuesit gjetën gjithashtu mjete për vlerësimin e arit dhe diamantëve, si dhe bizhuteri të vjedhura, disa prej të cilave janë identifikuar nga pronarët ligjshëm. Në total u sekuestruan mbi 5,000 euro para të gatshme.

Arrestimi i të treve erdhi pas disa javësh hetimesh dhe ndjekjesh; autoritetet kishin tentuar më parë t’i ndalonin por ata u shpëtuan dy operacioneve policore. Ndërhyrja përfundimtare ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 nëntorit, kur efektivët i lokalizuan duke udhëtuar me automjet në provincën Pontevedra drejt Ourense. Në një postbllok në zonën e Vila de Cruces, të dyshuarit tentuan të largoheshin; gjatë arratisjes automjeti i tyre u përplas me dy automjete zyrtare të Gardës Civile dhe më pas ra në një greminë duke u përmbysur. Të tre mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitalin universitar të Ourense për ndihmë mjekësore.

Grabitjet janë regjistruar në zona të ndryshme të Galicisë, përfshirë Allariz, Barbadás, Celanova, A Estrada, Vila de Cruces dhe Forcarei. Në provincën Pontevedra dyshohet se kanë kryer të paktën shtatë grabitje, ndërsa hetimet i lidhin ata me rreth 20 ngjarje në tri provincat. Të tre të arrestuarit janë dërguar në paraburgim me vendim gjykate dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Previous Post

Zbardhet agjenda e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Tiranë: dy ditë për startup, energji e teknologji, emrat pjesëmarrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al