Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet këtë të mërkurë në Bruksel, në një format ku do të mungojë Serbia.
Takimi i nivelit të lartë do të mbledhë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe liderët e vendeve të rajonit, në një moment të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të unionit.
Sipas mediave të huaja, mungesa e Serbisë lidhet me situatën e paqartë politike në vend, ku ende nuk është formuar qeveria e re. Presidenti në detyrë i Serbisë, Aleksandër Çupić,, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samit.
Në këtë takim, Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në fokus të diskutimeve do të jenë procesi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përshpejtimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe Plani i Rritjes për rajonin, i cili parashikon mbështetje financiare deri në 6 miliardë euro.
Një tjetër çështje e rëndësishme pritet të jetë sundimi i ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.













