Vijon operacioni i shpëtimit për 26 punonjës të bllokuar në një minierë të paligjshme ari në Indonezi

Një grup prej 26 punonjësish ka mbetur i izoluar brenda një miniere të paligjshme ari në ishullin Java, Indonezi, pasi reshjet e mëdha shkaktuan daljen nga shtrati të një lumi pranë zonës së minierës.

Aksidenti ndodhi në distriktin Bogor, në provincën Java Perëndimore. Ujërat përfshinë galeritë nëntokësore gjatë mbrëmjes së së hënës, më 23 nëntor.

Të lidhura

None found

Autoritetet policore bëjnë me dije se në galerinë e parë ndodheshin rreth 30 persona në momentin kur nisi përmbytja, ndërsa vetëm 11 prej tyre mundën të dilnin. Në një galeri të dytë raportohej prania e shtatë punonjësve të tjerë, duke e çuar në 26 numrin e personave që konsiderohen të bllokuar.

Shpëtimi po zhvillohet në kushte të vështira, për shkak të hyrjeve të ngushta, sasisë së madhe të ujit dhe rrezikut të rrëshqitjeve të dheut. Ekipet e emergjencës, policia, zjarrfikësit dhe shërbimet e kërkim-shpëtimit po përpiqen të pompojnë ujin dhe të hapin rrugë drejt galerive.

Operacioni është penguar nga reshjet që vijojnë në zonë, si edhe nga depërtimi i pandërprerë i ujërave në tunele. Sipas policisë së Java Perëndimore, në një thellësi prej rreth 30 metrash është gjetur një hapësirë ku uji vazhdon të hyjë, duke shtuar edhe rrezikun e shembjes së galerive.

Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kishin marrë të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të punonjësve të bllokuar dhe ekipet nuk kishin mundur të vendosnin kontakt me ta.

Miniera ndodhet në zonën e Pongkorit, brenda territorit të një koncesioni minerar që i përket kompanisë shtetërore Antam. Kompania ka deklaruar se aktiviteti i paligjshëm ku ndodhi përmbytja nuk ka lidhje me operacionet e saj.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura në Indonezi, ku minierat e palicencuara shpesh funksionojnë pa kushtet e duhura të sigurisë dhe pa standardet e nevojshme të mbrojtjes për punonjësit. Ekipet vijojnë përpjekjet për të arritur te 26 personat, ndërsa moti i keq dhe rreziku i shembjeve e komplikojnë më tej operacionin.


Shtuar më 25.11.2026 08:44

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel