Champions ishte kthyer në një “oaz” për Man.City, një turne ku “qytetarët” vijonin të ishin fitues, të dhuronin një futboll të bukur, por ekipi i Marseca-s ngeci përballë Napolit duke konfirmuar momentin negativ që po kalojnë. Në “Etihad”, ishte një sfidë mes dy ekipeve në krizë, por pa diskutim kjo pikë pas X-it 2-2 i shkon për shtat ekipit të Allegri-t edhe pse kaluan dy herë në avantazh, pa mundur të ruanin pikët e plota.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Hojlund kaloi Napolin në avantazh në minutën e 55-të, ndërsa stadiumi shpërtheu në vërshëllima për shkak të kaluarës së tij te rivalët e United. Man.City reagoi dhe në minutën e 67-të ishte talenti maroken Bouaddi që rikthehu baraspeshën, ky ishte goli i tij i parë me “qytetarët”. City ishte më superior, por Napoli i kapi “mat” me një zbritje të shpejt në sulm, ku Spinazzola futi një top të bukur në qendër aty ku Lang me një goditje fluturimthi mposhti portierin Donnarumma duke kaluar italianët për herë të dytë në avantazh. Nuk ishte e thënë që Napoli të festonte pasi në minutën e 86-të, Cherki me një aksion personal barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, Man.City renditet provizorisht në vendin e 6-të.

Në konferencë për shtyp, Marseca zbuloi se problemi i ekipit të tij është mënyra se si mbrohen: “Problemi defensivë që kemi është i qartë, duhet ta zgjidhim. Sigurisht, pas 10 viteve me një trajner është e vështirë të ndryshosh, ashtu siç ishte e vështirë për Arsenal pas post Wenger, duhet kohë, por në përgjithësi jam i kënaqur”, u shpreh Maresca.

Pavarësisht se fitorja i rrëshqiti nga duart për fare pak, Allegri u shfaq i kënaqur me pikën e marrë në Etihad: “Zhvilluam një ndeshje të mirë në çdo aspekt. Për fat të keq pësuam atë gol në fund pikërisht atëherë kur mendonim se ishim pranë fitores. Gjithsesi, rezultati është pozitiv, i rëndësishëm, mbi të gjitha për klasifikimin dhe për aspektin moral”, theksoi Allegri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb