BookFriday në Librarinë Dukagjini: Tre ditë me oferta speciale për çdo lexues!
Nëntori sjell një nga periudhat më të mira të vitit për të gjithë dashamirët e librave. Këtë vit, Libraria Dukagjini e shënon Black Friday me BookFriday, një mundësi për të pasuruar bibliotekën personale dhe për të gjetur dhurata të bukura, me oferta speciale që nisin të premten, më 27 nëntor, dhe vazhdojnë gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 nëntor.
Dita kryesore e BookFriday është e premtja, kur lexuesit do të mund të përfitojnë 20% zbritje në të gjithë librat, përfshirë edhe blerjet online. Përveç kësaj, do të ketë 30% zbritje në të gjithë aksesorë si dhe 30% zbritje në botimet Dukagjini. Oferta e botimeve Dukagjini si dhe ajo për aksesorët do vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa zbritja e përgjithshme në libra dhe ajo për blerjet online do të vlejnë vetëm të premten.
Për ata që kërkojnë tituj të veçantë, oferta bëhet edhe më interesante: botimet Effugium dhe Anima do të kenë 40% zbritje, ndërsa tituj të përzgjedhur në shqip dhe anglisht do të ofrohen me deri në 50% zbritje. Të gjitha këto oferta do të jenë të vlefshme gjatë të tri ditëve të BookFriday-t dhe do të përfshijnë libra të ndryshëm në disa gjuhë, duke sjellë mundësi edhe më të shumta për lexuesit me shije dhe interesa të ndryshme.
Pavarësisht nëse vizitoni librarinë apo preferoni të porositni nga shtëpia, BookFriday është rasti ideal për të zbuluar librin e radhës, për të plotësuar bibliotekën personale dhe për të përfituar nga ofertat speciale të nëntorit.















