Ekipet e shpëtimit në rajonin e Bogorit, në Indonezi, po përpiqen të nxjerrin 26 punëtorë të bllokuar në një minierë ari, e cila u përmbyt pas reshjeve të dendura të shiut.

Dalja nga shtrati e një lumi aty pranë shkaktoi përmbytjen e tuneleve të minierës, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Xhakarta. Sipas policisë, 11 minatorë arritën të shpëtonin vetë, ndërsa 26 të tjerë mbetën të bllokuar.

Operacioni i shpëtimit po përballet me vështirësi për shkak të kushteve të motit dhe ngushtësisë së galerive. Autoritetet konfirmuan gjithashtu se miniera funksiononte pa leje. Aksidentet në minierat pa licencë janë të shpeshta në Indonezi, ku mungesa e standardeve të sigurisë rrit rrezikun për punëtorët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: