Koshi i mbeturinave i ‘vë’ flakën Toyotës në Vlorë – Ja detajet e para

09:24, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një automjet tip Toyota Yaris është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës.

Pronarët e automjetit, pasi kanë konstatuar zjarrin, kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Njoftimi:

VLORË / Një automjet Toyota Yaris përfshihet nga flakët gjatë natës

Një automjet tip Toyota Yaris është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës.

Pronarët e automjetit, pasi kanë konstatuar zjarrin, kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një kosh mbeturinash, i cili kishte marrë flakë dhe ndodhej pranë automjetit të parkuar. Flakët dyshohet se janë përhapur nga koshi drejt makinës Toyota Yaris.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit edhe te automjetet e tjera që ndodheshin të parkuara pranë saj.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Dyshimet paraprake janë se zjarri ka nisur nga koshi i mbeturinave dhe më pas është përhapur te automjeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco