Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

25 Nëntor 2026 | 09:33

Qeveria e Kosovës ka publikuar të dhënat për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar rritjen e numrit të ushtarëve, zgjerimin e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve moderne të mbrojtjes.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Qeveria, numri i ushtarëve të rekrutuar është rritur për 2,705, ndërsa FSK-ja, sipas saj, ishte trashëguar me 2,200 ushtarë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se 3,325 pjesëtarë të FSK-së janë trajnuar në akademitë e shteteve aleate, ndërsa trajnimet jashtë vendit janë katërfishuar.

Në vitin 2025, Kosova ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare, Defender Europe.

Në kuadër të investimeve në kapacitetet mbrojtëse, Qeveria ka renditur një sërë sistemesh armatimi dhe pajisjesh ushtarake.

Në kategorinë e raketave dhe artilerisë përfshihen sistemi kundërtank Javelin, artileria mobile HAWKEYE 105 mm, sistemet Panzerfaust 3, OMTAS dhe HAR-66, si dhe mortajat 60 mm, 81 mm dhe 120 mm.

Në këtë listë është edhe sistemi automatik i mortajës ASELSAN ALKAR 120 mm, i integruar në automjetin ushtarak BMC Vuran.

Sa i përket mjeteve ajrore pa pilot, janë përfshirë dronët luftarakë Bayraktar, dronët amerikanë PUMA, si dhe mijëra dronë Skydagger 7 dhe 15 inç.

Në aspektin e logjistikës, janë siguruar 15 kamionë multifunksionalë Rheinmetall, prej të cilëve 10 janë blerë dhe pesë janë pranuar si donacion. Po ashtu, është siguruar armatim dhe municion nga shtatë shtete aleate.

Qeveria thekson se gjatë kësaj periudhe është zgjeruar edhe arsenali i armëve të FSK-së. Sipas saj, për 12 vjet Forca e Sigurisë së Kosovës kishte vetëm një lloj pushke, të prodhuar nga Heckler & Koch, dhe një lloj pistolete, Glock. Ndërsa gjatë qeverisjes aktuale, arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, duke përfshirë pushkë individuale, mitralozë të rëndë dhe të lehtë, si dhe pushkë moderne snajperësh.

Në fushën e industrisë së mbrojtjes, Qeveria njofton se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë vendore.

Gjithashtu, është bërë e ditur se po zhvillohet bashkëpunimi me sektorin privat dhe partnerët ndërkombëtarë për prodhimin e mjeteve ajrore dhe tokësore pa pilot, dronëve FPV, si dhe pajisjeve dhe municioneve të tjera ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Në këtë...
19:30 | 24/11/2026

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që para përgjegjësisë të dalin të gjithë ata që dinin për rreziqet me të cilat...
17:42 | 24/11/2026

DOSJA E FRIKSHME| Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për katër persona të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në...
16:55 | 24/11/2026