Haaland: Kur nuk fiton gjithçka vihet në dyshim, kemi shumë cilësi por duhet ta nxjerrim atë nga çdo lojtar

25 Nëntor 2026
9:44
Telesport
back button

Erling Haaland ka pranuar se forma e dobët e Manchester City-t po ndikon te lojtarët, duke thënë: “Kur nuk fiton, vë gjithçka në dyshim“. Skuadra e “citizens” u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi nga Napoli në Champions League.

Për më tepër, tashmë kanë kaluar 10 ndeshje pa e mbajtur portën të paprekur. Ekipi i Maresca, duket i cënueshëm përpara ndeshjes të së dielës kundër Arsenal.

“Ndaj Napoli u përpoqëm të ushtronim presion, por nuk ia dolëm. Nuk është mjaftueshëm mirë. I lejuam të na rrezikonin shumë lehtë dhe nuk arritëm ta kontrollonim lojën apo të sulmonim ashtu siç dëshirojmë”, tha norvegjezi.

Më tej, ai sqaroi: “Futbolli mund të jetë sa shumë i vështirë, aq edhe i lehtë. Kur fiton ndeshje, gjithçka është e thjeshtë dhe e di saktësisht çfarë duhet të bësh. Kur nuk fiton, fillon t’i vësh të gjitha në dyshim”.

“Gjëja më e mirë do të ishte të mos mendosh fare, por është e vështirë në momente të tilla. Kemi shumë cilësi. Çështja është të nxjerrim atë cilësi nga çdo lojtar. Duhet të rigrupohemi, të qëndrojmë pozitivë dhe të sjellim energjinë e duhur në fushë”, tha Haaland.

“Tani na pret ndeshja kundër kampionëve në Anglisë. Është ndeshja më e vështirë e sezonit. Na duhet një paraqitje e nivelit më të lartë“, përfundoi Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit