Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Pejë.

Rasti ka ndodhur të martën, në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në ora 07:55.


“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një person i dyshuar i panjohur, ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar fizikisht me thikë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK, në Repartin e Kirurgjisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. /Telegrafi/