Dy “skifterë” shqiptarë kapen duke grabitur shtëpinë e princit William, mbretit të ardhshëm të Britanisë së Madhe Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Fireworks”, duke goditur një tjetër rast të posedimit dhe transportimit të lëndëve piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Në kuadër të operacionit është arrestuar një 25-vjeçar, i identifikuar me inicialet R. B., ndërsa një 21-vjeçar, me inicialet F. A., është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas Policisë, dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me dy automjete kuti me fishekzjarrë, të dyshuara të kontrabanduara, me qëllim shitjen e tyre.
Nga hetimet paraprake rezultoi se lënda piroteknike nuk shoqërohej me dokumentacionin përkatës të blerjes, ndërsa dy shtetasit nuk ishin të pajisur me licencë për shitjen e saj.
Gjatë kontrollit në automjetet dhe banesën e 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kuti me fishekzjarrë, si dhe automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të kontrolleve për identifikimin dhe goditjen e rasteve të posedimit dhe shitjes së paligjshme të lëndëve piroteknike.
Policia bën me dije se hetimet dhe kontrollet vijojnë për evidentimin e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel