Erling Haaland ka pranuar se forma e dobët e Manchester City-t po ndikon te lojtarët dhe se skuadra po e vë gjithçka në dyshim. Sulmuesi norvegjez foli pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Napolit në Champions League, ndeshje në të cilën “citizens” nuk arritën ta mbanin portën të paprekur për herë të dhjetë radhazi.
Sipas tij, ekipi i Marescas duket i cënueshëm përpara sfidës së së dielës kundër Arsenalit, që Haaland e quan ndeshjen më të vështirë të sezonit dhe kërkon një paraqitje të nivelit më të lartë. “Kur nuk fiton, vë gjithçka në dyshim”, theksoi ai, duke e përshkruar futbollin si një lojë që mund të jetë njësoj e vështirë dhe e lehtë.
Kur fiton ndeshje, sipas Haaland, gjithçka është e thjeshtë dhe e di saktësisht çfarë duhet të bësh; kur nuk fiton, fillon t’i vësh të gjitha në dyshim. Ai pranoi se ndaj Napolit skuadra u përpoq të ushtronte presion, por nuk ia doli, lejoi kundërshtarin të rrezikonte shumë lehtë dhe nuk arriti ta kontrollonte lojën apo të sulmonte siç dëshiron.
“Nuk është mjaftueshëm mirë”, tha norvegjezi për atë paraqitje. Për Haaland, gjëja më e mirë do të ishte të mos mendosh fare, por e pranon se në momente të tilla kjo është e vështirë. Ai vuri theksin te cilësia e skuadrës dhe te nevoja për ta nxjerrë atë nga çdo lojtar.
“Duhet të rigrupohemi, të qëndrojmë pozitivë dhe të sjellim energjinë e duhur në fushë”, deklaroi ai. Sipas sulmuesit, tani e pret ndeshja kundër kampionëve në Angli, ndaj Arsenalit, dhe për të kërkohet një paraqitje e nivelit më të lartë.
