Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se transportonte fishekzjarrë të kontrabanduar me qëllim shitjen e tyre. Ndërkohë, një 21-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit të Policisë, dy të rinjtë u ndaluan në rrugën “7 Nëntori”, teksa transportonin me dy automjete kuti me lëndë piroteknike, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar.
Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e 25-vjeçarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 21 kuti me fishekzjarrë, si dhe automjetin dhe telefonin celular të tij.
Nga hetimet rezultoi se lëndët piroteknike nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës të blerjes, ndërsa dy shtetasit nuk ishin të licencuar për shitjen e tyre.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














